Haradinaj: Lajmi për financimin e Listës Serbe, i gatuar nga klani Mustafa

E publikuar: 06/10/2015 13:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

​Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka reaguar lidhur me shkrimet në media se ka financuar me 100 mijë euro Listën Serbe.
Lexoni të plotë reagimin e tij:

“Shkrimet e sotme të shtypit të Prishtinës të cilat i referohen shtypit të verdhë serb, për gjoja financimin me 100 mijë euro të “Listës Serbe” nga Ramush Haradinaj, janë rrenë e kulluar dhe e paguar. Haradinaj nuk ka financuar asnjë parti serbe kurrë.

Ky lajm i rremë është gatuar nga klani Mustafa dhe partnerët e tij serbë dhe për qëllim ka njollosjen time, pikërisht tani kur iu kam zbuluar gënjeshtrat për punët e pista të tyre në dëm të Kosovës.

Të gjithë ata që provojnë që me gënjeshtra e sajesa të më zmbrapsin nga rruga ime e demaskimit të këtij pushteti kuisling, e kanë gabim. Unë pavarësisht çmimit do të vazhdojë të jem në anën e së drejtës dhe të interesit për vendin tim.

Përfundimisht ka kaluar koha e propagandës së Rrahman Morinës dhe e dishepujve të tij që sot jane në grahmat e fundit”