Haradinaj: Ky është vit ekonomisë dhe përkrahjes së bizneseve

E publikuar: 04/03/2019 18:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar një takim përfaqësuesit e bizneseve nga Gjilanit.

Haradinaj me këtë rast ka theksuar se me vëmendje ka dëgjuar brengat dhe kërkesat e bizneseve të kësaj ane.

“Vizitën në këtë Komunë e përmbyllëm me një drekë pune me përfaqësuesit e mbi 50 bizneseve nga kjo anë.
Dëgjova me vëmendje brengat dhe kërkesat e tyre, të cilat do të na ndihmojnë në krijimin e politikave të duhura zhvillimore, që Kosovën ta bëjmë vendin më joshës për biznes në regjion”.

I pari i ekzekutivit shtoi se Kosova ka shënuar rritjen më të madhe ekonomike në rajon.

“Theksova se Kosova ka shënuar rritjen më te madhe ekonomike në regjion dhe ka politikën më të mirë fiskale, derisa ligjet e reja tatimore që presin miratim nga Kuvendi do të ofrojnë kushte të favorshme të bërit biznes”.

Ndër të tjera kryeministri tha:

“Ky është vit i ekonomisë dhe përkrahja e prodhimit dhe bizneseve vendore do të vazhdojë të mbetet agjendë e çdoditshme e Qeverisë”.