Haradinaj: Kurti nuk e di se çfarë është shteti

20.02.2020 23:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Haradinaj: Kurti nuk e di se çfarë është shteti

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se pasardhësi i tij Albin Kurti e ka rrezikuar sigurinë kombëtare me qasjen e tij ndaj institucioneve të sigurisë.

Në emisionin Zona e Debatit në Klan Kosova, Haradinaj ka deklaruar se me vendimin për t’iu hequr pagat ish-udhëheqësve të AKI-së, është vërejtur se Kurti nuk e di se çfarë është shteti.

“Le t’i shkarkojnë të gjithë dhe le t’i sjellin militantët e tyre apo le të blejnë tepihë apo çfarë ta donë, por mos të bëjnë gabime në raport me Serbinë sepse na kthejnë shumë mbrapa. Ja njoh shumë njerëz Albin Kurtit dhe shumica e tyre nuk kanë kritere të duhura që ta luftojnë korrupsionin. Ne nuk kemi pasur dilema për këtë; tash qytetarët do ta shohin që lule e drite kanë qenë tjerët në krahasim me atë që do të bëjnë këta – pikërisht në kapjen e shtetit”, tha ai.

Ai theksoi se Kurti mburret se iu ka hequr pagat ish-udhëheqësve të AKI-së.

“Një shtet për ta ruajtur sigurinë nacionale [nëse personi që i njeh informacionet sekrete nuk vdes] duhet t’i japë rrogë. Nëse një zyrtar të AKI-së ju e lini pa rrogë dhe pa respekt, ju e ekspozoni nervin e vendit tënd të sigurisë”, shprehet Haradinaj.

Sipas tij, kjo tregon se Kurti nuk e di se çfarë është shteti.

“Ky mendon se shteti është organizatë joqeveritare. Unë personalisht nuk i kam njohur ish-udhëheqësit e AKI-së apo Policisë, por i kam respektuar ata. Ne e kemi rritur rrogën e prokurorit deri në dy mijë euro. Ne e kemi nderuar AKI-në me ligjin për paga. Duhet që ta dijë shefi i sotshëm dhe ai i nesërm i AKI-së se nëse për një arsye e humbë punën, ai kurrë nuk do të mbetet në rrugë. Ju nuk mund t’i lini shefat e AKI-së pa pagë”, ka deklaruar ish kryeministri Haradinaj.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Mitrovica e Veriut dhe Zveçani në karantinë, me urdhër të Serbisë izolohen 200 qytetarë në pesë komuna të Kosovës

Mitrovica e Veriut dhe Zveçani në karantinë, me urdhër të Serbisë izolohen 200 qytetarë në pesë komuna të Kosovës

Kërkohen masa shtesë për respektimin e orës policore në Maqedoninë e V.

Kërkohen masa shtesë për respektimin e orës policore në Maqedoninë e V.

Weber: Për ta kthyer besimin e humbur në Kosovë, BE-ja urgjentisht duhet t’ua heq vizat kosovarëve

Weber: Për ta kthyer besimin e humbur në Kosovë, BE-ja urgjentisht duhet t’ua heq vizat kosovarëve

Shtohet për 6 numri i të prekurve me Covid-19 në Kosovë, gjashtë të tjerë shërohen

Shtohet për 6 numri i të prekurve me Covid-19 në Kosovë, gjashtë të tjerë shërohen

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës për fluturimet nga data 4 deri me 8 Prill

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës për fluturimet nga data 4 deri me 8 Prill

6 prej 43 pacientëve me Covid-19 në Infektivë janë në gjendje të rëndë shëndetësore

6 prej 43 pacientëve me Covid-19 në Infektivë janë në gjendje të rëndë shëndetësore

Policia zbaton urdhrat, qeveria e kënaqur me respektimin e kufizimit të lëvizjes

Policia zbaton urdhrat, qeveria e kënaqur me respektimin e kufizimit të lëvizjes

Merren masa shtesë nga Shtabi Emergjent në Mitrovicë për parandalimin e COVID 19

Merren masa shtesë nga Shtabi Emergjent në Mitrovicë për parandalimin e COVID 19

E tmerrshme/ Nuk di të ulet numri i vdekjeve në Itali, ja sa ishin në 24 orët e fundit

E tmerrshme/ Nuk di të ulet numri i vdekjeve në Itali, ja sa ishin në 24 orët e fundit

​Ministri Bislimi aprovoi Planin Operacional për Pakon Fiskale Emergjente

​Ministri Bislimi aprovoi Planin Operacional për Pakon Fiskale Emergjente

Me vendim të Qeverisë, Kumanova futet në karantinë

Me vendim të Qeverisë, Kumanova futet në karantinë

Edhe gazetarët përfshihen në Pakon Emergjente

Edhe gazetarët përfshihen në Pakon Emergjente

Kryetari i Kamenicës thotë se po mendojnë që t’i fusin në karantinë 18 familje

Kryetari i Kamenicës thotë se po mendojnë që t’i fusin në karantinë 18 familje

Mali i Zi dënon publikimin e emrave të të infektuarve me coronavirus

Mali i Zi dënon publikimin e emrave të të infektuarve me coronavirus

Haziri: Faleminderit furrës Mala për bukën e dhënë në këto ditë të vështira

Haziri: Faleminderit furrës Mala për bukën e dhënë në këto ditë të vështira

Komuna e Malishevës ndihmon edhe të moshuarit që jetojnë vetëm

Komuna e Malishevës ndihmon edhe të moshuarit që jetojnë vetëm