Haradinaj: Kur e mora postin veç kishin filluar punimet për copëtimin e Kosovës

E publikuar: 07/09/2019 20:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri në detyrë dhe njëkohësisht kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj, në tubimin për zyrtarizimin e kandidaturës së tij për kryeministër nga koalicioni AAK-PSD ka thënë se kur e mori postin e kryeministrit, atëkohë punonte një dialog i rrezikshëm për ta copëtuar Kosovën, trnsmeton Express.

“Me marrjen e pushtetit në shtator të vitit 2017, atëkohë një dialog veç punonte për me e coptu Kosovën”, ka thënë Haradinaj.

Përveç kësaj Haradinaj tregoi edhe sukseset e qeverisë së tij.
“Në shtatorin e 2017’së, Kosova ishte në terr atëherë kur po hynim në dimër. Kosova nuk e kish ushtrinë e vet, Kosova nuk e kish Trepçën, pasuritë e tjera të Kosovës nuk ishin tonat”, është shprehur Haradinaj.

Haradinaj gjithashtu nuk e la pa e përmendur edhe taksën.

“Deri në atë kohë ne kemi punuar për ekonominë e Serbisë, taksa 100% ka qenë e nevojshme, ajo është sovranitet dhe duhet të mbetet deri në njohje”, ka thënë Haradinaj