Haradinaj: Në 18 vjetorin e vrasjes, kujtojmë bashkëluftëtarin Smajl Hajdaraj

E publikuar: 17/01/2020 10:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ramush Haradinaj, Kryeministri në detyrë në 18 vjetorin e vrasjes së heroit kombëtar Smajl Hajdaraj, ka kujtuar veprimtarin e tij.

Kryeministri tha se vepra e tij do të kujtohet përgjithmonë.

“Ndërtimi i vendit kishte sfidat e veta. Humbëm shumë bashkëluftëtarë e njerëz të dashur. Në 18 vjetorin e vrasjes, kujtojmë bashkëluftëtarin Smajl Hajdaraj, deputet i Kuvendit të Kosovës. Do ta kujtojmë përgjithmonë me respekt veprën dhe shëmbëlltyrën e tij”, ka shkruar ai./Telegrafi/