Haradinaj kujton momentin se sikletshëm të 8 Marsit 2005, kur kishte lënë kryeministrinë e ishte nisur për Hagë

08.03.2019 18:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Haradinaj kujton momentin se sikletshëm të 8 Marsit 2005, kur kishte lënë kryeministrinë e ishte nisur për Hagë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka treguar se nuk ka kujtime të mira për një datë si 8 Marsi, pasi i kujtohet dorëheqja nga posti i kryeministrit në vitin 2005, kur ishte ftuar nga Tribunali i Hagës.
Teksa ka folur në një tubim me qytetarët në Suharekë, kreu i AAK-së ka kujtuar përshëndetjen me ish-presidentin Ibrahim Rugova.

“Këtë ditë e kam edhe një hidhërim. Kur kam shkue në Hagë e jam përshëndet me presidentin Rugova. Pata dhanë dorëheqje nga posti i kryeministrit”, ka thënë Haradinaj, raporton Gazeta Express.

Megjithatë sipas tij, 14 vjet më pas, pikërisht në këtë datë ka ndodhur diçka shumë e mirë. Trepça është regjistruar si pronë e Republikës së Kosovës.

“E në këtë ditë është regjistruar Trepça si pronë e Republikës së Kosovës. E drejta e popullit dhe e Zotit është e garantuar. Pra na njerëzit e këtij vendi duhet me i qëndru besnik të drejtës tonë, sepse nuk jemi kundër kërkujtë”, ka shtuar ai.

Kreu i ekzekutivit, ka thënë se Kosova nuk është kundër miqve e fqinjëve.

“Nuk ka mundësi me qenë kundër kojshive, kundër miqve, kundër kërkujt. Ai popull që i qëndron besnik të drejtës vet, nuk mundet me qenë i keq për të tjerët”, ka thënë ndër të tjera./GazetaExpress/

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!

AP: Rusia e Serbia zotohen të forcojnë lidhjet, megjithë përpjekjen e Beogradit për t’iu bashkuar BE-së

Guvernatori i BQK-së thotë se tarifa 100% ndaj mallrave serbe rriti çmimet

Rruga drejt BE’së: Pengesat që ka Kosova

Ndarja e milionave shtesë për Bechtel-ENKA, kërkohen hetime

NISMA prapë kërkon rinumërim të krejt votave, dënim të komisionerëve mashtrues

Gani Krasniqi ftohet nga Gjykata Speciale

Dorëheqja si Zaev? Ministri Cakaj: Kryeministri dhe unë s’kemi premtuar që do hapen negociatat

Bie Qeveria, Zaev: Shkojmë në zgjedhje të jashtëzakonshme

Paralajmërimi i Rusisë pas fitores së Kurtit: Në pushtet po vijnë ultranacionalistët

Petroviq: 28 personave që kanë ‘votuar’ u kemi fotografuar varrezat si dëshmi që kanë vdekur, na kanë thënë ‘për ne janë gjallë’

Haziri thotë se koalicioni me Vetëvendosjen zyrtarizohet me t’u certifikuar zgjedhjet

BE refuzon Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore (VIDEO)

Nëna e Astrit Deharit: 3 javë para se ta vrisnin, djali ma ka thënë këtë mesazh

Edi Rama e fajëson BE-në për moshapjen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë

Diplomati amerikan: Mund të ketë konferencë për marrëveshjen Kosovë -Serbi

Arrestohet personi i cili shtiu me armë zjarri ne Junik