Haradinaj kujton Komandant Drinin në 20-vjetorin e rënies së tij

E publikuar: 08/05/2020 15:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kujtuar sot Ekrem Rexhën, i njohur si Komandant Drini.

Në 20-vjetorin e rënies së tij, Haradinaj ka kujtuar jetën dhe veprën e Komandant Rexhës, duke e cilësuar si një nga komandantët më të zot të UÇK-së.

Ky është postimi i tij:

Sot kujtojmë 20-vjetorin e ndarjes nga jeta të një prej komandantëve më të zot që pati Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Ekrem Rexha – Komandant Drini, ishte luftëtar që gëzonte respektin e veçantë si te ushtarët e tij ashtu dhe te popullata civile ku vepronte si ushtarak. Me plot meritë, Komandant Drini ka zënë vend të rëndësishëm në historinë e lavdishme të UÇK-së, bashkë me komandantët e ushtarët më heroikë që pati Kosova!

Lavdi jetës dhe veprës së Komandant Drinit!.