Haradinaj: Kryeministri Mustafa “i lodhtë” për Ushtrinë (VIDEO)

E publikuar: 28/03/2017 20:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Deputeti i AAK-së Daut Haradinaj në Rrokum Roll te Televizionit Rrokum duke folur për Ushtrinë e Kosovës ka thënë se shumë shtete te NATO-s që nuk i quajnë ushtri forcat e tyre, kanë kapacitete ushtarake.
“Ambasadat më shumë kanë dashtë me perçu mesazh te Serbia, sepse është e nevojshme që Kosova t’i bëjë kapacitetet e nevojshme mbrojtëse”, ka thënë Haradinaj, duke shtuar se Forcat e Armatosura të Kosovës nuk përpajne rrezik per askënd.

Ai ka thënë se nuk e vlerëson aspak deklaratën e Mustafës për hezitimin e tij lidhur me ushtrinë.

Madje, Haradinaj e ka quajt kryeministrin “të lodhtë” në këtë drejtim.