Haradinaj: Kristo Frashëri personalitet i çmuar i historisë shqiptare

E publikuar: 01/02/2016 22:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Me të kuptuar për vdekjen e akademikut Kristo Frashëri, keqardhje të madhe po shpreh Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ky i fundit përmes profilit të tij në rrjetin social Facebook, tha se Kristo Frashëri ishte ai që bëri kontributin më të çmuar në fushën e shkencës dhe historisë për vendin.

‘’Me dhimbje e keqardhje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të personalitetit të shquar të historisë e të mbarë kulturës shqiptare, akademikut Kristo Frashëri. Në këto momente të dhimbjes e të pikëllimit, jua përcjellë ngushëllimet familjes Frashëri, komunitetit akademik mbarëshqiptar, miqve, të afërmve dhe të gjithë të pikëlluarve të tjerë. Do të kujtohet përherë kontributi i çmuar dhe angazhimi i akademik Kristo Frashërit në fushën e shkencës dhe historisë i cili përmes trajtimit të personaliteteve, ngjarjeve dhe proceseve të historisë së Shqipërisë na bëri ta përjetojmë në kohë secilën ngjarje, zhvillim dhe etapë të përshkrimit historik.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për jetën dhe veprën e akademik Kristo Frashërit.’’

Këto janë fjalët të cilat Kryetari i AAK-së zgjodhi për të postuar në Facebook, për të shprehur keqardhjen për vdekjen e historianit të çmuar Kristo Frashëri.
rh8976661