Haradinaj: Kosovës po i ofrojmë sot një monstrum ligjor

E publikuar: 26/06/2015 11:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se para një kohe ishte menduar që të gjindet një zgjidhje për raportin e Martyt. “Na ishte prezantuar se do të bëhej një dhomë jashte, por duke operuar edhe në Kosovë, dhe me ligje të Kosovës. Ky është letërkëmbimi i presidentes me Ashton. Ky ka qenë obligimi që ka hyrë Kosova. Kaq”, ka thënë ai. Sipas tij, nuk mundeni me e transformu një obligim ndryshe.

Ai ka pyetur se çka po i orfojmë sot Kosovës. “Një monstrum ligjor”, tha ai.

Ai ka marrë shembull Serbinë, që sipas tij e ka një gjykatë, mirëpo nuk e ka asnjë gjyqtarë të huaj.

“Një gjykatë e tillë për Kosovën, sherrin ia sjellë Kosovës”, tha ai.

Ai ka thënë se nuk i kemi thënë JO drejtësisë. Janë qendra ushtarë të UCK-së që janë dënuar me fakte e pa fakte nga UNMIK-u. Pastaj jemi pastruar edhe nga Haga, pastaj nga EULEX-i. “Aq të fëlliqtë paskemi me qenë që të pastrohemi edhe për të katërtën herë”, tha ai.