Haradinaj: Kosova ruan territorin, qytetarët afër lëvizjes pa viza

E publikuar: 22/03/2018 19:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj e ka komentuar ratifikimin e marrëveshjes për shënjimin e kufirit me Malin e Zi nga Kuvendi i Kosovës.
“Kuvendi i Kosovës ka ushtruar të drejtën e vet që të vendosë në një temë. Disa ligje janë që kërkojnë vetëm shumicën e atyre që janë prezentë, disa ligje kërkojnë votën e 2/3 se janë të nivelit të marrëveshjeve ndërkombëtare”.

“Kosova ka miratuar ligjin për ratifikimin e marrëveshjes së kufirit me Malin e Zi. Me këtë ligj, Kosova ka përfshirë raportin e Komisionit Shtetëror i njohur ndryshe si Komisioni Bulliqi, po ashtu edhe deklaratën e dy presidentëve që krijon mundësi për korrigjim, atje ku ka pasë vërejtje”.

“Është respektuar e drejta në vendimmarrje, është perspektivë për Kosovën. Qytetarët e Kosovës janë një hap më afër të drejtës për me lëvizë lirshëm por besoj se edhe e drejta në territor është ruajtur”, ka thënë i pari i ekzekutivit në bashkëbisedimin me të të organizuar nga Instituti Kombëtar Demokratik (NDI) në “Javën e Gruas” e të transmetuar në Info Magazine të Klan Kosovës.