Haradinaj: Kosova mirënjohëse për kontributin e Ambasadori Ischinger

E publikuar: 04/05/2018 14:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Kosovёs Ramush Haradinaj, prit sot nё takim ambasadorin Gjerman Wolfgang Ischinger.

Kryeministi Haradinaj tha se Kosova e vlerëson lart kontributin e drejt dhe parimor të Ambasadorit Ischinger në negociatat për zgjidhjen e statusit të Kosovës dhe për këtë gjithmonë do të jemi mirënjohës.

“Ambasadorin dhe mikun e Kosovës, z.Ischinger e njoftova për të gjitha proceset zhvillimore në Kosovë, për prioritetet e Qeverisë, me fokus në rend dhe ligj, integrimet euroatlantike dhe për zhvillimin ekonomik të vendit, në të njëjtën kohë e falënderova për rolin e tij të pazëvendësueshëm në përkrahjen e Kosovës”, tha kryeministri Haradinaj.

Ndёr tjera, Haradinaj shtoj se Kosova ka bërë progres të rëndësishëm në shumë fusha, por është duke u përballur edhe me sfida. Andaj, do të punohet me përkushtim dhe në bashkëpunim me partneritet në tejkalimin e tyre deri në arritjen e objektivave dhe integrimin e plotë të Kosovës në mekanizma ndërkombëtare, si BE, NATO dhe në OKB.

Ambasadori gjerman, Wolfgang Ischinger, falënderoi kryeministrin Haradinaj për pritjen dhe vlerësoi progresin e Kosovës, duke thënë se do të jetë përkrahës i proceseve të Kosovës në të ardhmen.
Në këtë takim ishte i pranishëm edhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt thuhet nё komunikaten pёr media nga Zyra pёr Komunikim Publik.