Haradinaj: Kosova ka nevojë për zërin e Maltës në proceset ndërkombëtare

06.03.2019 12:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Haradinaj: Kosova ka nevojë për zërin e Maltës në proceset ndërkombëtare

Kryeministri, Ramush Haradinaj, ka takuar sot ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, të Maltës, Carmelo Abela, me të cilin bisedoi për zhvillimet politike dhe progresin e arritur në Kosovë, prioritetet e Qeverisë për zhvillim ekonomik, integrimet evropiane, si dhe fuqizimin në rend dhe ligj.

Haradinaj me këtë rast, tha se Malta është njëra nga vendet mike të Kosovës, duke zhvilluar gjithmonë raporte korrekte me këtë vend dhe se ky bashkëpunim do të vazhdojë meqenëse Kosova është e përkushtuar që të avancojë me raportet e ndërsjella në të gjitha fushat.

“Edhe në të kaluarën, ne gjithmonë kemi ruajtur dhe zhvilluar partneritet të mirë me Maltën dhe ky vend e ka mbështetur Kosovën në proceset ndërkombëtare. Sot ishte rast i mirë të ritheksojmë përkushtimin tonë, që të avancojmë më tutje me bashkëpunimin tonë, veçmas në këmbimet tregtare dhe në ato kulturore”, tha Haradinaj.

Duke e falënderuar për kontributin e Maltës dhënë për shtetndërtimin e Kosovës në të gjitha fazat e saj, Haradinaj, tha se Kosova ka nevojë për zërin e Maltës në proceset e rëndësishme ndërkombëtare.

Haradinaj kërkoi nga ministri Abela mbështetjen e vendit të tij në anëtarësimin e Kosovës në mekanizmat ndërkombëtarë dhe në fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të vendit dhe në rrugën evropiane të tij.

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, të Maltës, Carmelo Abela, tha se Malta do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në rrugën e saj evropiane dhe në anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare, si dhe qëndrimin e shtetit të tij për fuqizimin e partneritetit ekonomik, tregtar dhe kulturor.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Haradinaj: Krenar me luftën dhe përkushtimin e Akil Gjakovës

Haradinaj: Krenar me luftën dhe përkushtimin e Akil Gjakovës

Gjenocidi, fjala e mohuar

Gjenocidi, fjala e mohuar

Për një vit u arrestuan 784 të mitur

Për një vit u arrestuan 784 të mitur

Deputeti i AAK-së: Po përgatiten komisionet për korrigjimin e kufirit me Malin e Zi

Deputeti i AAK-së: Po përgatiten komisionet për korrigjimin e kufirit me Malin e Zi

11 të vdekur në bregdetin shqiptar gjatë kësaj vere

11 të vdekur në bregdetin shqiptar gjatë kësaj vere

Qindra miliona euro shpenzime më shumë për mëditje, mallra e shërbime

Qindra miliona euro shpenzime më shumë për mëditje, mallra e shërbime

Qeveria “harron” premtimet për “Shkupin 2014”

Qeveria “harron” premtimet për “Shkupin 2014”

Byrnes inkurajon Maqedonine e V. në luftimin e korrupsionit

Byrnes inkurajon Maqedonine e V. në luftimin e korrupsionit

Së shpejti, Kosova me listë finale të organizatave terroriste

Së shpejti, Kosova me listë finale të organizatave terroriste

DASH mbi të bërit biznes në Kosovë, korrupsioni pengesë

DASH mbi të bërit biznes në Kosovë, korrupsioni pengesë

Haradinaj: Qeveria do t’i qëndrojë pranë fermerëve dhe bujqve tanë

Haradinaj: Qeveria do t’i qëndrojë pranë fermerëve dhe bujqve tanë

Veseli: Askush s’ka të drejtë të manipulojë me statutin e luftëtarit të UÇK-së

Veseli: Askush s’ka të drejtë të manipulojë me statutin e luftëtarit të UÇK-së

Tahiri: Qasja në drejtësi imperativ i patjetërsueshëm, së shpejti nis rekrutimi i noterëve

Tahiri: Qasja në drejtësi imperativ i patjetërsueshëm, së shpejti nis rekrutimi i noterëve

Ambasada e Turqisë në Beograd përmirëson gabimin, heq referimin “Kosovë e Metohi”

Ambasada e Turqisë në Beograd përmirëson gabimin, heq referimin “Kosovë e Metohi”

Ministria e Infrastrukturës hesht përballë kërkesës për heqjen e monopolit në homologim

Ministria e Infrastrukturës hesht përballë kërkesës për heqjen e monopolit në homologim

Deda: Qeverinë mund ta rrëzonim në qershor, po presim zgjedhjet në LDK

Deda: Qeverinë mund ta rrëzonim në qershor, po presim zgjedhjet në LDK