Haradinaj: Kosova ka interes jetik që të përkrahë policinë

E publikuar: 16/05/2019 16:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, gjatë një vizite ka thënë që është në interesin e vendit që të përkrahë policinë e Kosovës, njofton Klan Kosova.

Haradinaj përmes një statusi në rrjetin social Facebook, është shprehur falënderues ndaj policisë së Kosovës në punën që e bëjnë.

“Kosova ka interes jetik që të përkrah policinë, të fuqizojë kapacitete operative të policisë dhe mbështesë atë në bazë ligjore, në tema që ia garantojnë operimin e suksesshëm.

“Sot, gjatë një vizite pune në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Kosovës, së bashku me drejtorin Rashit Qalaj, ministrat Bedri Hamza dhe Ekrem Mustafa, diskutuam për disa aspekte të fuqizimit ligjor, të pozicionit të Policisë në të ardhmen”.

“Falënderoj policinë e Kosovës për punën që e bëjnë, ruajtjen e jetëve të njerëzve, pronën, lirinë e njeriut, të garantuar me kushtetutë dhe ligj”, ka thënë Haradinaj.