Haradinaj: Kosova gjithmonë do të çmojë veprën e atyre që ranë për atdhe

E publikuar: 19/08/2019 11:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka takuar babain e heroit Ilir Konushevci.

Këtë e ka bërë të ditur Haradinaj përmes një postimi në Facebook duke shkruar se Kosova sot dhe përgjithmonë do të dijë të çmojë madhështinë e veprës së bijve të saj, që ranë për ta nderuar kombin dhe atdheun.
“Përherë kënaqësi të takoj bacën Halit, babain e heroit të Kosovës Ilir Konushevci, një prej figurave të shquara dhe prijësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kosova sot dhe përgjithmonë do të dijë të çmojë madhështinë e veprës së bijve të saj, që ranë për ta nderuar kombin dhe Atdheun”, ka shkruar Haradinaj në Facebook. /Telegrafi/