Haradinaj kërkon që Avokati i Popullit ta vizitojë Sylejman Selimin në burg

E publikuar: 02/11/2018 14:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, i ka bërë thirrje publike Avokatit të Popullit të shkojë dhe të shohë gjendjen e ish-gjeneralit të UÇK-së, Sylejman Selimi, në burg, transmeton Express.
“Para disa ditësh bashkë me disa kolegë kemi dashur të iniciojmë një debat parlamentar për mikun tim, Sylejman Selimi, mbi të gjeturat apo supozimet të cilat i ka mbrojtja se a po i shkelen të drejtat këtij personi. Në konsultim e sipër u konstatua se mund të konsiderohet ndërhyrje në drejtësi”, tha Haradinaj.

Sipas deputetit dhe për ta eliminuar këtë supozim, duhet të ndërhyjë këtu Avokati i Popullit.

“Me shku me i pa a ka dhe a s’ka shkelje, pasi Avokati i Popullit në fund të ditës e ka këtë punë pasi është i emëruar nga Kuvendi i Kosovës”, tha ai.