Haradinaj kërkon që 28 Nëntori të jetë ditë pushimi

E publikuar: 20/11/2019 16:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar që 28 Nëntori të jetë ditë pushimi.

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga Ministria e Administratës Publike, që 28 Nëntori – Dita e Flamurit, të jetë ditë pushimi në Kosovë.

Haradinaj përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook ka thënë se këtë vendim e ka marrë duke u mbështetur në Ligjin për Festat Zyrtare, derisa ka shtuar se ky vendim është i motivuar nga aspekti historik, tradicional dhe politik, përcjell lajmi.net.

Postimi i plotë i Ramush Haradinaj:

Me rastin e Ditës së Flamurit, mbështetur në Ligjin për Festat Zyrtare, kam marrë vendim që 28 Nëntori, të shpallet ditë pushimi në territorin e Republikës së Kosovës, për t’i respektuar vlerat e traditës kombëtare shqiptare.

Vendimi, që 28 Nëntori të jetë ditë pushimi, është i motivuar nga aspekti historik, tradicional dhe politik.