Haradinaj kërkon memorial për shqiptarët e Betejës së Kosovës

E publikuar: 28/06/2016 23:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Me rastin e 627 vjetorit të Betejës së Kosovës, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kërkuar një memorial për shqiptarët që luftuan.
Haradinaj ka thënë se Beteja e Kosovës e vitit 1389 është njëra prej datave të rëndësishme në Historinë e Kosovës dhe të Ballkanit.
“Ushtritë shqiptare të kohës, kanë qenë pjesë e një koalicioni të përbashkët të popujve të Ballkanit, në mbrojtjen e Kosovës dhe të civilizimit perëndimor, dhe shumë prej tyre kanë rënë në fushën e Betejës së Kosovës. Shqiptarët kanë hise në historinë dhe në lavdinë e kësaj Beteje. Në nderim dhe në përkujtim të këtyre ushtrive dhe luftëtarëve të rënë në këtë Betejë, propozoi ngritjen e një memoriali në hapësirat ku është zhvilluar ajo!”, ka thënë Haradinaj.
Ai ka kërkuar nga institucionet e Republikës së Kosovës, që ta jetësojnë këtë projekt. /Indeksonline/