Haradinaj: Kërcënimet e Serbisë për hyrje në veri, të ulëta dhe primitive

E publikuar: 17/03/2019 23:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj nuk i ka marrë seriozisht kërcënimet që vijnë nga ana e Serbisë për hyrje ushtarake në veri të Kosovës. Deklaratat e tilla i pari i ekzekutivit të Kosovës i quan primitive.

“Mendoj se janë primitive këto deklaratat e Vuçiqit ose kujtdo prej zyrtarëve serbë. Më se miri kish qenë besoj për Serbinë me ndalë blerjen e armëve në Moskë. Mos me harxhu pare për armë”, tha Haradinaj.

“Nëse e merrni sistemin raketor që e kanë ble ata në Moskë ai sistem nuk iu vyn sepse ata do të godasin vetëm vende të NATO’s. Nuk e di ku e shfrytëzojnë ata një arsenal të tillë’, shtoi ai.

“Është primitivizëm. Më mirë është Vuçiq dhe udhëheqësit e Serbisë me e ftu popullin e vetë drejt BE’së dhe pranimit të njohjes së Kosovë në kufijtë ekzistues. Këto deklarata nuk ndryshojnë asgjë në gjendjen reale në terren’, shpjegoi Haradinaj.