Haradinaj këmbëngulës: Me Qeverinë e re pas 90 ditësh lëvizim pa viza

E publikuar: 30/05/2017 12:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidati për kryeministër të Kosovës nga radhët e koalicionit, PDK-AAK, Nisma, Ramush Haradinaj, i ka siguruar qytetarët e Kosovës se me të si kryeministër i vendit, qytetarët do të mund të udhëtojnë pa viza brenda 90 ditësh në Gjermani, Zvicër, Austri dhe gjithë Evropën.

Haradinaj nëpërmjet një video-mesazhi ka thënë se brenda 3 muajve Qeveria e Kosovës në krye me të do ta mundësojë liberalizimin e vizave.

Ndërkaq, zgjedhjet e përgjithshme parlamentare do të mbahen në Kosovë më 11 qershor. Për 120 ulëset në Kuvendin e Kosovës, pritet të garojnë 5 koalicione, 19 parti politike dhe 2 iniciativa qytetare.

Postimi i plotë i Haradinajt në Facebook:

Të nderuar qytetarë të Republikës!

Jemi vetëm një ditë para fillimit zyrtar të fushatës zgjedhore. Në takimet e shumta anëekënd Kosovës e kam thënë se brenda 3 muajsh Qeveria jonë do ta mundësoj Liberalizimin e Vizave.

Edhe sot e përsëriti këtë Zotim: Me Qeverinë e re brenda 90 ditësh qytarët e Kosovës do të udhëtojnë pa viza në Gjermani, Zvicër, Austri dhe krejt Evropën.

Ka ardhë #KohapërFillimineRi! Ka ardhë Koha për rrugën evropiane të Kosovës! Pa Viza!
RH