Haradinaj: Ju siguroj se e kemi punën mirë për vizat

10.06.2019 22:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Haradinaj: Ju siguroj se e kemi punën mirë për vizat

Kryeministri Ramush Haradinaj është kthyer pak ditë më parë nga vizita e tij zyrtare në Berlin ku është pritur nga kancelarja gjermane Angela Merkel.

Ai ka folur për detajet dhe rëndësinë e këtij takimi.

“Mendoj se është me rëndësi ta konfirmojmë që marrëdhëniet mes Kosovës dhe Gjermanisë kanë arritur një nivel më të lartë të tyre. Është një marrëdhënie dhe situatë e re”, ka thënë Haradinaj në Klan Kosova.

“I kemi trajtuar të gjitha temat dhe zakonisht bëjmë kujdes se si i elaborojmë ato”.

“Ka lajme të mira për Kosovën. Një nivel i tillë i marrëdhënieve Kosovë-Gjermani së pari e përshpejton liberalizimin e vizave dhe ndikon drejtpërdrejtë në këtë temë, por pastaj edhe në aspektin rajonal, bilateral me Gjermanisë si dhe në rrugën e integrimeve evropiane ndikon pozitivisht”.

Pas takimit me kancelaren Angela Merkel, kryeministri Ramush Haradinaj në një deklaratë për mediat u pa shumë më pesimist se sa herave të tjera për liberalizimin e vizave.

Megjithatë vet Haradinaj thotë se nuk është pesimist dhe pret lajme të mira së shpejti për këtë temë.

“Është mënyrë e të shprehurit sepse e di që si Kosovë e kemi punën mirë për liberalizimin e vizave. Duhet të jemi serioz dhe të vazhdojmë të mbetemi në temë”.

“Kam kufizimet e mia sa mund të flasë dhe mund të hyjë në detaje në këtë etapë, por mund t’iu siguroj se e kemi punën mirë për liberalizimin e vizave”.

“Nuk do të shkojë fare larg deri te marrja e njoftimeve të caktuara”.

“Jemi në proces dhe po punojmë. Jemi palë serioze – nuk do të na trajtonte Gjermania në atë nivel të marrëdhënieve sikur të mos ishim palë serioze”.

“Mënyra e pritjes është një ndihmë e jashtëzakonshme në çdo dimension të marrëdhënieve tona, qoftë në rajon apo edhe në Europë. Një trajtim i tillë prej kancelares Angela Merkel ndikon edhe te vendet e rajonit”.

Por, kur do të mund të lëvizin kosovarët pa viza në vendet e Bashkimit Europian?

“Nuk flasim për vitin tjetër – punojmë për këtë vit”.

“Nuk është optimiste, është bukur reale tash. Do të kemi lajme të mira së shpejti”.

“Janë disa vështirësi. Ne po bëjmë përpjekje të mos krahasohemi me asnjë temë, por të jemi temë në vete”.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Haziri porosit Thaçin: Mos bëni kalkulime të fshehta se e thelloni krizën

Haziri porosit Thaçin: Mos bëni kalkulime të fshehta se e thelloni krizën

Serwer: Ndryshimi i Qeverisë e vonon çështjen e dialogut Kosovë-Serbi

Serwer: Ndryshimi i Qeverisë e vonon çështjen e dialogut Kosovë-Serbi

Bilanci i Haradinajt: taksa e ushtria, përplasja me të gjithë dhe paga 3000 euro

Bilanci i Haradinajt: taksa e ushtria, përplasja me të gjithë dhe paga 3000 euro

Molliqaj thotë se Haradinaj është dashur të diskutonte me të gjitha partitë para dorëheqjes

Molliqaj thotë se Haradinaj është dashur të diskutonte me të gjitha partitë para dorëheqjes

Zgjedhjet e parakohshme pas dorëheqjes së Haradinajt, nuk janë të domosdoshme

Zgjedhjet e parakohshme pas dorëheqjes së Haradinajt, nuk janë të domosdoshme

Trajkoviq: Çka kalkuloi Veseli dhe pse dha dorëheqje Haradinaj për të shkuar në Hagë?

Trajkoviq: Çka kalkuloi Veseli dhe pse dha dorëheqje Haradinaj për të shkuar në Hagë?

Veseli pas dorëheqjes së Haradinajt: Do të ndërmarrim hapa në shërbim të Kosovës dhe qytetarëve

Veseli pas dorëheqjes së Haradinajt: Do të ndërmarrim hapa në shërbim të Kosovës dhe qytetarëve

Berisha: Sa herë duhet me dëshmu se Ramushi është i pafajshëm?

Berisha: Sa herë duhet me dëshmu se Ramushi është i pafajshëm?

Çitaku pas dorëheqjes së Haradinajt: Kjo nuk është drejtësi

Çitaku pas dorëheqjes së Haradinajt: Kjo nuk është drejtësi

Haradinaj emocionohet gjatë fjalimit para mediave, nuk mund ti përmbajë lotët

Haradinaj emocionohet gjatë fjalimit para mediave, nuk mund ti përmbajë lotët

Haradinaj nuk e di nëse ndonjë lider tjetër është ftuar nga Haga

Haradinaj nuk e di nëse ndonjë lider tjetër është ftuar nga Haga

Haradinaj jep dorëhqeje, shkak ftesa e Gjykatës Speciale

Haradinaj jep dorëhqeje, shkak ftesa e Gjykatës Speciale

Ministri Bytyqi i jep fund zgjedhjes së drejtorëve politik në shkolla

Ministri Bytyqi i jep fund zgjedhjes së drejtorëve politik në shkolla

Hetohen të dyshuarit për spiunazh për Serbinë

Hetohen të dyshuarit për spiunazh për Serbinë

O’Connell: Vendimi i KSHC-së i vështirë, universitetet duhet të përmbushin kriteret e cilësisë

O’Connell: Vendimi i KSHC-së i vështirë, universitetet duhet të përmbushin kriteret e cilësisë

Haradinaj cakton ekipin e ri për demarkacionin me Malin e Zi

Haradinaj cakton ekipin e ri për demarkacionin me Malin e Zi