Haradinaj: Jemi bërë bashkë për të marrë vendime të guximshme

E publikuar: 29/05/2017 22:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ramush Haradinaj, që është kandidat për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, ka deklaruar se ky koalicion është bërë për “Kosovën, për qytetarët e Kosovës, për t’u zhvilluar fuqimisht, për të marrë vendime të guximshme dhe të ecim përpara drejt e sigurt”.

Ai tha se “përmes qeverisjes së ardhshme, nuk do të administrojmë me të tashmen, por do të hapim rrugë për një zhvillim të shpejtë ekonomik, i cili mundëson zhvillimin e shtetit, zhvillimin e shoqërisë dhe realizimin e aspiratave të secilit qytetar”.

“Ne zotohemi për një ekonomi të tregut të lirë, me politika mbështetëse për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, me metoda të granteve dhe subvencionimit, ndryshim të taksave dhe akcizave, me qëllim të përkrahjes, rritjes dhe zhvillimit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në Facebook.