Haradinaj: Janë mbledhur fondet për t’u paguar pensionet veteranëve

E publikuar: 20/10/2017 20:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lidhja Demokratike akuzoi Qeverinë se po i bartte fondet për sigurime shëndetësore për t’ia paguar pensionet veteranëve. Por, kryeministri Ramush Haradinaj thotë se diçka e tillë është e sajuar për qëllime të fushatës.

Kryeministri Ramush Haradinaj mohon se Qeveria do të shfrytëzojë fondet e sigurimeve shëndetësore për t’i paguar pensionet e veteranëve të lutës. Ai thotë se pohimet e Lidhjes Demokratike se 17 milionë të fondeve të sigurimeve janë bartur për dhënien e pagave për veteranët, nuk ekzitojnë.

Në rishikimin e buxhetit nga Komisioni parlamentar për Buxhet u vendose që 26 milionë euro të ndahen për pensionet e veteranëve të luftës. Lumir Abdixhiku i LDK’së tha se për të paguar pensionet e veteranëve të rrejshëm, qeveria po merrte para nga fondi i sigurimeve shëndetësore.

Por, kryeministri Haradinaj thotë se mjetët për t’u paguar pensionet veteranëve janë mbledhur, ndërsa mohon se për to janë marrë fondet e sigurimeve shëndetësore.

“Thashetheme zgjedhore janë të gjithë, sikurse edhe rasti i autostradës së Gjilanit”, ka thënë Haradinaj.

“Informata se janë marrë paratë nga fondet shendetësore, Nuk është ashtu. Është vijë buxhetore e kategorisë së lirisë, që është rimbush, ajo që ka ekzistu”.

Haradinaj tregon se pensionet parashihet të paguhen deri në fillim të nëntorit, ndërsa mohon se kanë pasur t’i japin ato para zgjedhjeve

Për listat e veteranëve me mbi 50 mijë veteranë, kryeministri thotë se nuk e di se a janë të fryera dhe kjo nuk është nën kompetenca të qeverisë për t’i verifikuar.

Sipas Haradinajt, qeveria ka obligim ligjor që ta paguhet pensionet e veteranëve, ashtu sic jepen pagat e mësuesve, mjekëve dhe punëtorëve tjerë të institucioneve publike.

Kryeministri thotë se nuk duhet të shihet se diçka ilegale nëse një pjesë e veteranëve punojnë. Sipas Haradinajt, pensionet jepën për kontributin e një periudhe të caktuar, ndërsa veteranët që kanë mundësitë të punojnë, nuk ka të keqe t’i vazhdojnë aktivitetet e tyre. /Express/