Haradinaj: Ja pse u largova nga manifestimi kur po fliste Albin Kurti

E publikuar: 01/12/2015 19:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka pranuar se është larguar nga manifestimi në momentin kur po mbante fjalim ish lideri i VV-së, Albin Kurti. Mirëpo Haradinaj ka thënë se është larguar për shkak të fjalimit të gjatë të Kurtit.
“Fjalimi i Kurtit u zgjat. Unë u largova me fëmijë pasi që pjesa kryesore e manifestimit u realizua”, ka thënë Haradinaj,
Haradinaj ka mohuar që fjalimi i Kurtit ta ketë dëmtuar manifestimin e opozitës.
“Fjalimi i Kurtit s’ka qenë në dëmtim të tubimit por manifestimi ka qenë për kundërshtim të marrëveshjeve”, ka thënë Haradinaj.