Haradinaj: Investitorët e huaj e kanë partner të përhershëm Qeverinë

E publikuar: 22/01/2019 10:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj po vazhdon takimet për siç thotë ai, fuqizimin e sektorit ekonomik në vend dhe mbështetjen e investimeve të huaja.

I radhës është ai me Jonathan Mitchell dhe Naim Rrustemin, pjesë të Fox Marble, me të cilët ka biseduar për mundësinë e zgjerimit të investimeve në vend:

“Fox Marble është storie e suksesit, duke e bërë Kosovën brend në tregun ndërkombëtar. Investitorët e huaj në Kosovë kanë partner të përhershëm Qeverinë e vendit”, shkruan kryeministri në Facebook.