Haradinaj: Interesin publik nuk e dëmtoj për hatër të Blerim Devollit

14.05.2019 12:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Haradinaj: Interesin publik nuk e dëmtoj për hatër të Blerim Devollit

Kuvendi i Kosovës është duke e mbajtur seancën për gjendjen e Telekomit të Kosovës dhe masat që i ka ndërmarrë Qeveria e Kosovës në zbatimin e Rezolutës së vitit 2018 lidhur me gjendjen financiare në Telekom dhe Postën e Kosovës. Kryeministri Ramush Haradinaj ka folur në seancë dhe ka thënë se interesin publik nuk e dëmton për hatër të Blerim Devollit, i cili është pronar i Z-Mobile.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tregoi për hapat që i ka marrë qeveria për përmirësimin e gjendjes në Telekom.

“Unë kam përgatitur një shpjegim prej rezolutës deri sot. Është mirë ta themi që MZHE-ja ka fillu një proces të rikonstruktimit me EBRD, nga bordi aktual ka fillu procedurë shkarkimi për dy anëtarë që ka përfunduar me dorëheqje, pra njërin e dini për punësime familjare”, tha ai.

Tutje i pari i Qeverisë tha se Qeveria ka krijuar mekanizëm juridik për të vlerësuar kontratën me Z-mobile.

“Për t’iu shmangur një arbitrazhi të dytë, është kriju një mekanizëm i shqyrtimit të kontratës. Kontrata është e lidhur me licencë që e ka afatin deri në korrik të vitit 2019, dhe janë angazhuar një grup i ekspertëve për të parë arsyeshmërinë e kontratës, pas këtyre vlerësimeve ne do të marrim vendim”, theksoi Haradinaj.

Haradinaj tha që pavarësisht respektit për Blerim Devollin, drejtuesin e Z-Mobile, nuk do të lejojë dëmtimin e Telekomit si dhe u zotua që nuk do të lejojë keqpërdorime nga bordi aktual.

“Unë e njoh Blerim Devollin, e respektoj shumë, djali i Ibrahim Devollit, sipërmarrës boll i zoti, punëson njerëz, edhe paguan tatime, mirëpo interesin publik nuk e kam nijet me e çu në dëm për hatër të një sipërmarrësi. Nëse drejtori aktual nënshkruan kontratë të dëmshme, ai merr përgjegjësi ligjore, çdokush që merr vendime që i sjell dëme kompanisë, ata mbajnë përgjegjësi ligjore”, tha ai.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Brukseli: BE të përgatitet për një bashkëveprim të COVID-19 me gripin sezonal

Brukseli: BE të përgatitet për një bashkëveprim të COVID-19 me gripin sezonal

LSDM-ja pret fitore të pastër dhe të sigurt

LSDM-ja pret fitore të pastër dhe të sigurt

Çulev: Gjatë ditës u regjistruan 151 denoncime

Çulev: Gjatë ditës u regjistruan 151 denoncime

Mbyllen vendvotimet në Maqedoninë Veriore, dalja në votime 50,86 për qind

Mbyllen vendvotimet në Maqedoninë Veriore, dalja në votime 50,86 për qind

Si ambasador e përkrahu , tani Bosch e vlerëson të çuditshme Gjykatën Speciale

Si ambasador e përkrahu , tani Bosch e vlerëson të çuditshme Gjykatën Speciale

Mbytet në plazhin e Shëngjinit një 71 vjeçare nga Podujeva

Mbytet në plazhin e Shëngjinit një 71 vjeçare nga Podujeva

Shënohet viktima e 115 nga Covid-19 në Kosovë

Shënohet viktima e 115 nga Covid-19 në Kosovë

Posta solidarizohet me Telekomin, kërkon nga shteti të marrë seriozisht situatën e krijuar

Posta solidarizohet me Telekomin, kërkon nga shteti të marrë seriozisht situatën e krijuar

Sukses i vaksinës “Moderna”, prodhoi anti-trupa te të gjithë njerëzit ku u testua

Sukses i vaksinës “Moderna”, prodhoi anti-trupa te të gjithë njerëzit ku u testua

Përleshje ndërmjet Azerbajxhanit dhe Armenisë, vriten disa ushtarë në kufi

Përleshje ndërmjet Azerbajxhanit dhe Armenisë, vriten disa ushtarë në kufi

​Ujësjellësi bën thirrje të ruhet rrjeti i kanalizimit

​Ujësjellësi bën thirrje të ruhet rrjeti i kanalizimit

Përfundon intervistimi i Thaçit në Hagë, vazhdon nesër

Përfundon intervistimi i Thaçit në Hagë, vazhdon nesër

OKB: Ulje alarmante e nivelit të vaksinimit të fëmijëve në botë

OKB: Ulje alarmante e nivelit të vaksinimit të fëmijëve në botë

KE: Vala e dytë e koronavirusit është e pashmangshme

KE: Vala e dytë e koronavirusit është e pashmangshme

Edhe pas 5 orësh Specialja po vazhdon ta intervistojë Presidentin Thaçi

Edhe pas 5 orësh Specialja po vazhdon ta intervistojë Presidentin Thaçi

Edhe dy të vdekur nga COVID-19, shkon në 114 numri i viktimave  në Kosovë

Edhe dy të vdekur nga COVID-19, shkon në 114 numri i viktimave në Kosovë