Haradinaj informon ambasadorët për rrugën e FSK-së drejt transformimit në Ushtri

E publikuar: 15/05/2018 13:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është duke mbajtur një takim me ambasadorët e akredituar në Kosovë, ku i ka informuar për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe rrugën e saj drejt transformimit në Ushtri.

Në deklaratën e tij para ambasadorëve, Haradinaj ka thënë se me FSK-në Kosova dëshiron të jetë partner i paqes në vend dhe rajon.

“Kosova ka kaluar në një proces të konsultimit me të gjitha partitë politike për të ardhmen e FSK-së. Ne jemi në shtëpinë tonë dhe FSK-ja duhet parë si e jona, e të gjitha komuniteteve. Ne nuk duam të dyfishojmë punët që bën KFOR-i, por duam të jemi partner i paqes në vend dhe rajon. Arsyeja pse ju kam kërkuar të jeni prezent, ka të bëjë me informimin tuaj me përpjekjet e FSK-së brenda mandatit të saj, arritjet dhe rrugën drejt transformimit në Ushtri”, është shprehur Haradinaj, raporton KTV.