Haradinaj ia atribuon të gjitha sukseset vetvetes, ende e përmend liberalizimin e vizave

E publikuar: 02/08/2019 13:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj është mburrur me vendimet e marra nga Qeveria që ai ka udhëhequr gjatë këtij mandatit.

Madje ai ka cilësuar ato si vendime madhore, shkruan lajmi.net.

Ai si sukses të tij e ka atribuar taksën ndaj Serbisë, Ligjin e Pagave, Përmbushjen e Kritereve për Liberalizimin e vizave e vendime të tjera, shkruan lajmi.net.

Haradinaj vizat i ka përmendur ani pse ai disa herë e kishte uruar Kosovën për liberalizimin, mirëpo pa pasur një vendim zyrtar për këtë.

Ky është postimi i plotë i Haradinajt:

100% KOSOVË

Të dashur qytetarë,

Ne guxojmë të krijojmë. Gjatë kësaj periudhe qeverisëse, këto janë vetëm disa nga vendimet madhore që janë realizuar.

Ruajtja e tërësisë territoriale dhe e sovranitetit të vendit
2. Taksa 100% ndaj produkteve serbe
3. Ligji për Ushtrinë, Ministrinë e Mbrojtjes, shërbimi në Ushtri, FSK
4. Shmangia e kolapsit energjetik që në ditët e para të Qeverisjes
5. Statuti i Trepçës, bordi, xhirollogaritë, Trepça 100% Kosovë
6. Zonat ekonomike në Komuna
7. Ligji për Investime Strategjike
8. Ligji i Pagave
9. Ligji i Prishtinës
10. Përmbushja e kritereve për Liberalizimin e vizave
11. Buxheti më i madh në historinë e Kosovës për vitin 2019, në vlerë prej 2.3 miliard euro
12. Kosst-i i pavarësuar
13. Njohja e statusit te viktimave te dhunës seksuale gjate luftës
14. Ligji i Statusit të Punëtorëve Arsimorë për vitet e ‘90-ta
15. Rikthimi i Pallatit të Rinisë Komunës se Prishtinës
16. Lirimi nga tatimet në import të pajisjeve të teknologjisë informative me tatim zero doganor dhe lirimet nga taksat doganore për lëndë të parë për prodhuesit vendorë
17. Zgjidhja e statusit te zjarrfikësve dhe nivelizimi i koeficienteve
18. Zona e Veçante Ekonomike Amerikane ne Gjakove dhe Parku Inovativ dhe Trajnues Kosovaro-Gjerman ne Prizren
19. Aksioni për pastrimin e Kosovës nga mbeturinat dy dekadëshe
20. Vendimi për kompensimin e orëve shtese për punën jashtë orarit te zyrtareve policore
21. Fuqizimi i sistemit te drejtësisë përmes: rritjes se pagave për gjyqtarët dhe prokurorët, miratimi i pakos se ligjeve te Agjendës se Reformave Evropiane për sistemin e drejtësisë
22. Ligji për ndalimin e lojërave te fatit.
23. Shpëtimi i Telekomit nga kontratat e dëmshme
24. Kthimi i pronave për nevojat e Komunave të Kosovës