Haradinaj i tronditur nga vdekja tragjike e dy vëllezërve në Gjermani

E publikuar: 13/10/2020 15:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kreu i AAK-së Ramush Haradinaj është shprehur i tronditur nga lajmi për tragjedinë që ndodhi sot në Bruckberg të Gjermanisë, ku humbën jetën dy vëllezër nga Ratishi i Deçanit.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj u ka shprehur ngushëllime familjes Arifaj.
Postimi i plotë:

I tronditur nga lajmi për tragjedinë që ndodhi sot në Bruckberg të Gjermanisë ku humbën jetën dy vëllezër nga Ratishi i Deçanit, në moshën trembëdhjetë, përkatësisht shtatëmbëdhjetë vjeçare.U shpreh ngushëllime më të sinqerta familjes Arifaj dhe gjithë qytetarëve të Deçanit në këtë ditë të rëndë për të gjithë ne. RH