Haradinaj, Kuçit: Një ditë mund të jesh i papunë

E publikuar: 26/03/2015 10:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se situata në emërimin e kryeprokurorit po zvarritet shumë. Kjo sipas tij, po bëhet për interes të dikujt. “Mënyra sesi po vepron Gjykata Kushtetuese është e gabueshme”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka akuzuar ministrin e Drejtësisë, Hajredin Kuqin për bllokim të sistemit të drejtësisë, derisa ka theksuar se Gjykata Kushtetuese iu shërben njerëzve për të marrë pozita ministrore. “Ministër Kuçi edhe nëse në të ardhmen nuk e mbanë pozitën e ministrit, të jesh i sigurt se do ta kesh një vend pune”, ka ironizuar Haradinaj, duke akuzuar Kuqin se po e mbanë të bllokuar sistemin e drejtësisë në vend.