Haradinaj i reagon Zaevit: Askush s’do ta ndajë Kosovën

E publikuar: 10/07/2019 14:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Kosovës, Ramush Hardinaj ka reaguar pas deklaratave të mbrëmshme kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev se ende është në tavolinë ideja për shkëmbim me territore.

Kryeministri maqedonas, Zoran Zaev dëgjohet në një telefonatë duke thënë se me planet e Thaçit e Vuçiqit për shkëmbim territoresh, Kosova do t’ia japë Serbisë 10 komuna. “Jemi kundër, kjo është një bombë e kurdisur”, thotë Zaevi.

Zaev po mendonte se ishte duke biseduar me ish-presidentin ukrainas, Petro Poroshenko, por në të vërtetë ata ishin dy komedianë rusë.

E ndaj kësaj deklarata ka reaguar kryeministri Haradinaj, i cili ka thënë se sovranitetin, integritetin dhe paprekshmërinë e Kosovës, siç thotë ai, do ta mbrojnë me çdo çmim, përcjell lajmi.net.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës. Jemi bashkë dhe jemi të fortë! Askush nuk do të na ndajë.

Sovranitetin, integritetin dhe paprekshmërinë e Kosovës, do ta mbrojmë me çdo çmim. RH