Haradinaj i premton pensionistëve pension dinjitoz

E publikuar: 18/09/2018 17:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti sot në takim pune kryetarin e Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës, Shaban Kajtazi.
Me këtë rast, thotë njoftimi se kryeministri Haradinaj, falënderoi pensionistët për kontributin e tyre dhënë ndër vite, derisa e siguroi kryetarin Kajtazi se Qeveria do të angazhohet në vazhdimësi në përmirësimin e kushteve jetësore të pensionistëve kosovarë.

“Në takim me kryetarin e Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës, Shaban Kajtazi, shqyrtuam modalitetet për ngritjen e mirëqenies së kësaj kategorie dhe i informova se po punojmë në reformën e sistemit pensional, që do të gjejë zbatim në afat optimal”, tha Kryeministri Haradinaj, transmeton Infosot.

Qeveria, siç tha Kryeministri Haradinaj, do t’i përmbushë të gjitha obligimet ligjore me synimin, që pensionistëve, gradualisht t’iu sigurohet një pension dinjitoz.

Ndërkaq, nga ana e tij, kryetari i Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës, Shaban Kajtazi, në emër të pensionistëve falënderoi Kryeministrin Haradinaj dhe Qeverinë në përgjithësi për angazhimin e tyre në përpjekje të përmirësimit të kushteve të pensionistëve dhe realizimin e të drejtave të tyre.