Haradinaj i lumtur që Musa Cena është anëtar i AAK-së, shkarkimin ia bëri më të lehtë

E publikuar: 23/10/2018 19:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pesë ministra me aktakuza i ka aktualisht në Qeveri, por Ramush Haradinaj thotë se rastet e tyre dallojnë prej rastit të Musa Cenës, i cili ditë më parë u arrestua nga policia për mitmarrje, e menjëherë u shkarkua nga kryeministri.

Ai ka thënë se Musa Cena po akuzohet për mitmarrje gjatë mandatit të tij si zëvendës -ministër, prandaj kjo nuk mund t’i falet, raporton KTV.

Kryeministri është shfaqur i lumtur që Cena është anëtar i AAK-së dhe e ka pasur më të lehtë shkarkimin.

Ai ka folur edhe për deklarimet e zyrtarëve të BE-së se ushtria duhet të bëhet duke u bazuar në kushtetutë.

Fare pak ka folur për rastin e djalit të Shpend Maxhunit që ditë më parë iu gjetën armë e drogë në veturë, porse rasti u mundua të fshihej.

I pyetur nëse ka ndonjë informatë nga vetë shefi i AKI-së për rastin, ai ka thënë se më të nuk ka komunikime të tilla, por thotë se çfarëdo informate që do të dalë atë do ta ketë secili.