Haradinaj: I kemi 109 kandidatë për kryeministra

E publikuar: 30/12/2020 20:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Anëtari i AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë se në këto zgjedhje do të shkojnë vetëm për postin e presidentit.

Ai ka thënë se nuk do të caktojnë asnjë kandidat për kryeministër nga lista e tyre ndërsa bartës do të jetë kandidati për president, Ramush Haradinaj.

“I kemi 109 kandidatë për kryeministra”, ka thënë ai në emisionin Pressing në T7

Tutje ai ka thënë se është e papritur që të shpërndahet Kuvendi për shkak të një deputeti.