Haradinaj i druhet armatimit të Serbisë

17.07.2019 08:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Haradinaj i druhet armatimit të Serbisë

Kryeministri Ramush Haradinaj ka dhënë sinjale të martën se i druhet një lufte të re me Serbinë. Sipas tij, qasja e një pjese të komunitetit ndërkombëtar në raport me dialogun me Serbinë shtron nevojën që Kosova të pajiset me armatim.

E ka thënë këtë, tek ka folur për kushtet që duhet përmbushur, përpara se të rifillojë procesi dialogues, i cili prej gati një viti ndodhet në ngërç.

“Ajo që ka kërkuar Kosova është shumë bazike. Ne kemi kërkuar një kornizë-marrëveshje për njohje reciproke në kufijtë ekzistues, me elementet përcjellëse. Kjo kornizë-marrëveshje duhet të jetë korniza për të cilën ne negociojmë dhe s’ka tjetër përveç asaj që paraqitet. Hezitimi është që Serbia ose një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare po thotë: nuk mund t’ia ngjitim emrin ‘njohje reciproke në kufijtë ekzistues’”, ka thënë Haradinaj. “Kjo po i bie që po na këshillojnë edhe neve që me ble mistrala, se Serbinë po e armatosin me mistrala”.

Kreu i ekzekutivit të Kosovës e ka vazhduar edhe më tutje argumentimin.

“Për shembull, Serbia shumë po blen armë në Rusi. Edhe Franca e bëri një kontratë me Serbinë për sisteme raketore, e neve po na thuhet s’mund t’ia ngjesim emrin marrëveshjes se është njohja reciproke në kufijtë ekzistues. Çka të bëjmë ne pra?”, ka thënë ai. “Ne jemi shtet i pavarur. Ne nuk kërkojmë diçka tjetër në dialog, përpos njohjen reciproke. Nëse nuk jeni gati për këtë, a është porosi për neve që edhe ne të armatosemi?”…

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Miftaraj: Shtetet e fuqishme që e kanë sponzorizuar Gjykatën Speciale nuk ofrojnë garancë

Miftaraj: Shtetet e fuqishme që e kanë sponzorizuar Gjykatën Speciale nuk ofrojnë garancë

Lushtaku: Albin Kurti nuk mund të jetë kryeministër nëse nuk e garanton lirimin e të burgosurve në Hagë

Lushtaku: Albin Kurti nuk mund të jetë kryeministër nëse nuk e garanton lirimin e të burgosurve në Hagë

Mbi 195 mijë vaksina anti-COVID do të vijnë në Kosovë deri në fund të gushtit

Mbi 195 mijë vaksina anti-COVID do të vijnë në Kosovë deri në fund të gushtit

Jusuf Thaçi: SBASHK’u duhet shpallur organizatë ilegale e kriminale nëse vazhdon ta mbrojë mospunën e jokompetencën e mësuesve

Jusuf Thaçi: SBASHK’u duhet shpallur organizatë ilegale e kriminale nëse vazhdon ta mbrojë mospunën e jokompetencën e mësuesve

Kurti bisedon me Engel, e fton ta festojë ditëlindjen në Kosovë

Kurti bisedon me Engel, e fton ta festojë ditëlindjen në Kosovë

Kurti takohet me eurodeputetin Schieder, diskutojnë për prioritetet e qeverisë së re

Kurti takohet me eurodeputetin Schieder, diskutojnë për prioritetet e qeverisë së re

Katër të vdekur dhe 101 raste me coronavirus për 24 orë

Katër të vdekur dhe 101 raste me coronavirus për 24 orë

Haradinaj: Është i humbur ai që kërcënon, shantazhon e ushtron presion mbi medien e lirë

Haradinaj: Është i humbur ai që kërcënon, shantazhon e ushtron presion mbi medien e lirë

Garanci për lirim me kusht s’mund të jepet pa kërkuar Specialja – Gashi: Të angazhohen vendet e fuqishme

Garanci për lirim me kusht s’mund të jepet pa kërkuar Specialja – Gashi: Të angazhohen vendet e fuqishme

Rama i reagon medias austriake që tha se ai kishte miratuar bashkë me Vuçiqin idenë për ndryshimin e kufijve

Rama i reagon medias austriake që tha se ai kishte miratuar bashkë me Vuçiqin idenë për ndryshimin e kufijve

Video e vitit 1999: Ushtarët rusë të KFOR-it vrasin tre serbë në Gjilan, po sulmonin shqiptarët

Video e vitit 1999: Ushtarët rusë të KFOR-it vrasin tre serbë në Gjilan, po sulmonin shqiptarët

Nga Serbia: Pas “non-paper”-it për marrëveshjen Kosovë-Serbi qëndron Maja Kocijançiq

Nga Serbia: Pas “non-paper”-it për marrëveshjen Kosovë-Serbi qëndron Maja Kocijançiq

Ndihma 750 miliardë euro, shansi i shekullit për Evropën

Ndihma 750 miliardë euro, shansi i shekullit për Evropën

Kadri Veseli erdhi në Kosovë pasi babai i tij pësoi sulm në tru

Kadri Veseli erdhi në Kosovë pasi babai i tij pësoi sulm në tru

Kadri Veseli kthehet në Kosovë nga Haga

Kadri Veseli kthehet në Kosovë nga Haga

Ish-diplomati britanik: Serbia do ta njohë Kosovën, ky është plani

Ish-diplomati britanik: Serbia do ta njohë Kosovën, ky është plani