Haradinaj: Hapja e vendeve të reja të punës, prioritet i Qeverisë

E publikuar: 03/05/2018 17:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka thënë se hapja e vendeve të reja të punës dhe zhvillimi ekonomik janë prioritet i Qeverisë së Kosovës.

“Sot kam takuar përfaqësues të lartë nga kompania franceze Orange, të cilët kanë shprehur interesim për të investuar në Telekomin e Kosovës.Kosova ofron mundësi të shumta përmes Ligjit për Investime Strategjike dhe projektet që e rikthejnë gjendjen normale në Telekomin e Kosovës janë të mirëpritura. Telekomi i Kosovës duhet të kthehet në storie të suksesit dhe ne jemi të përkushtuar për këtë!”, ka shkruar ai në Facebook./infosot/