Haradinaj: Gjykata Speciale s’kishte pse të formohej

E publikuar: 05/11/2018 21:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nënkryetari i OVL të UÇK, Nasim Haradinaj ka ripërsëritur se nuk ka qenë nevoja për formimin e Gjykatës Speciale.
Thotë se nuk është kundër hetimit të vrasjeve të pasluftës, por se një gjë e tillë sipas tij ka mund të bëhej edhe nga institucionet e drejtësisë në vend.

“Ndoshta s’i kanë kryer krimet shqiptarët, por të huajt’, shtoi ai në emisionin Pressing me Leonard Kerqukin në T7.

Thotë se nuk janë vrasje politike vetëm ato të zyrtarëve të LDK-së.