Haradinaj: Gjermania, përkrahësi kryesor i Kosovës në zhvillim dhe integrime euro-atlantike

E publikuar: 15/07/2019 12:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i vendit, Ramush Haradina, është takuar me ministrin e Shëndetësisë të Republikës Federale të Gjermanisë, Jens Spahn, me të cilin kanë diskutuar për themelimin e bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë.

Me këtë rast, Haradinaj ka thënë se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe shtetit gjerman janë në nivelin më të lartë të mundshëm.

Përmes një postimi në Facebok, Haradinaj po ashtu ka thënë Gjermania vazhdon të jetë përkrahësi kryesor i Kosovës në zhvillim dhe integrime euro-atlantike.

Postimi i plotë:

Gjermania vazhdon të jetë përkrahësi kryesor i Kosovës në zhvillim dhe integrime euro-atlantike

Marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe shtetit gjerman janë në nivelin më të lartë të mundshëm dhe ky bashkëpunim po intensifikohet përmes investimeve në sektorin e shëndetësisë dhe ngritjen e kapaciteteve profesionale përmes asistencës së ekspertëve gjermanë.

Kënaqësi ta prisja Ministrin e Shëndetësisë të Republikës Federale të Gjermanisë, Jens Spahn, me të cilin diskutuam për thellimin e bashkëpunimit bilateral në fushën e shëndetësisë, në certifikimin e mjekëve, infermierëve, ngritjen e shërbimeve mjekësore dhe përmirësimin në arsimin mjekësor duke rritur kapacitetet e Kosovës në ofrimin e shërbimeve mjekësore për në tregun gjerman dhe atë europian.

Për më shumë, Parku Inovativ Gjerman në Prizren është mundësi e mirë për të bashkëpunuar në këto fusha.