Haradinaj: Gjermania partner i rëndësishëm i Kosovës

11.03.2019 17:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Haradinaj: Gjermania partner i rëndësishëm i Kosovës

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim këshilltarët për politikë të jashtme të Kancelares Gjermane, Angela Merkel, Jan Hecker dhe Matthias Lüttenberg, me të cilët ka biseduar rreth zhvillimeve politike dhe ekonomike në vend dhe rajon, si dhe normalizimin e dialogut me Serbinë.

Kryeministri Haradinaj i ka njoftuar këshilltarët Hecker dhe Lüttenberg, për progresin e Kosovës dhe përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për zhvillimin ekonomik të vendit, për prioritetet e Qeverisë së Kosovës, forcimin e sundimit të rendit dhe të ligjit, Agjendën e Reformave Evropiane dhe orientimin euroatlantik të Kosovës.

Kryeministri Haradinaj, me këtë rast ka falënderuar Gjermaninë për mbështetjen e vazhdueshme të Kosovës dhe tani në shtetndërtim, duke thënë se bashkëpunimi bilateral në të gjitha fushat është i rëndësishëm për vendin.

“Gjermania është një nga partnerët politik dhe ekonomik të Kosovës,  e cila i ka dhënë mbështetje në momente të vështira dhe tani në fuqizimin e zhvillimit ekonomik dhe ofrimin në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar. Për këtë u jemi mirënjohës”, tha kryeministri Haradinaj./Infosot/

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!

A do të mbahet ‘Beer Fest-i’ i radhës në Prishtinë?

Veseli dorëzon kërkesën për themelimin e Komisionit që heton Listat e Veteranëve

Çka fshihet pas mashtrimit të Zaevit nga humoristët rusë?

Haradinaj i reagon Zaevit: Askush s’do ta ndajë Kosovën

Lajmi i fundit: Naim Malokun e kontakton Gjykata Speciale

Vetëvendosje kërkon largimin e Thaçit nga presidenca, pasi Zaev zbuloi detaje për ndarjen e Kosovës

Si kishte rënë Ramush Haradinaj në kurthin e dy komedianëve rusë sikurse miku i tij Zaev

Adoleshenti amerikan dënohet me burgim të përjetshëm, ia kishte hequr kokën shokut të vet

Çështjet e mosmarrëveshjeve ndërmjet Bullgarisë dhe Serbisë

Miliarderi amerikan akuzohet për trafikim vajzash

Korrupsioni dhe mungesa e reformave ulin besimin ndaj Qeverisë

Lajmi i fundit: Serbia thotë se pamundësoi pranimin e Administratës Tatimore të Kosovës në IOTA

Ministri i Jashtëm i Bosnjës, taksën nga Kosova e konsideron goditje të rëndë

Ambasada amerikane në Beograd kërkon ndriçimin e vrasjes së vëllezërve Bytyçi

Dhjetëra mijëra qytetarë protestojnë të qetë në Tiranë

Opozita e vendosur të mos ia krijojë kuorumin koalicionit qeverisës