Haradinaj i gëzohet idesë së Veselit për unitet të partive

E publikuar: 23/04/2018 11:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Kosovës dhe njëherësh kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, ka mirëpritur Platformën Konsensuale të dërguar krerëve të partive politike nga e kreu i PDK-së Kadri Veseli.
Haradinaj ka thënë se mirëpresin mundësinë për t’u koordinuar më shumë me të gjithë spektrin politik për tema të interesit nacional dhe se një gjë e tillë është më se e nevojshme.

Veseli në cilësinë e udhëheqësit të koalicionit parazgjedhor PAN u ka dërguar liderëve politik Platformën që e ka quajtur konsensuale dhe gjithëpërfshirëse për agjendën shtetërore të Kosovës./Express/