Haradinaj fyerjen ndaj ambasadorit të SHBA-ve e quan të papranueshme

E publikuar: 18/01/2018 17:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social për fyerjen që i është bërë nga Nasim Haradinaj, nënkryetar OVL së UÇK-së ambasadorit të SHBA-ve në Kosovë, Greg Delaëie.

Kryeministri Haradinaj ka thënë se fyerjet nuk I bëjnë nder askujt dhe dëmtojnë proceset.

Shkrimi I plotë I Haradinajt:

Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës ,

Në këtë kohë kur Kosova po ballafaqohet me debat të brendshëm rreth Dhomave të Specializuara, gjuha fyese në këtë debat është e dënueshme për këdo. Deklarimet fyese nuk i bëjnë nderë askujt dhe dëmtojnë proceset tona zhvillimore.

Fyerja e shprehur publikisht e Z. Nasim Haradinaj është në kundërshtim të plotë me etikën tonë të diskursit publik dhe normat të cilave iu përkushtohemi si qytetarë të Kosovës.

I bëj thirrje të gjithëve që të distancohen dhe të përmbahen nga të shprehurit e një fjalori të tillë ndaj kujtdo qoftë.

RH