Haradinaj fton Vetëvendosjen t’i shterojë rrugët institucionale

E publikuar: 25/04/2019 20:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar për nesër një protestë para Prokurorisë së Shtetit. E për këtë proteste ka reaguar kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, duke thënë se Kosova është një shoqëri demokratike ku liria e shprehjes dhe protestës është një e drejtë e garantuar.

Sipas tij, protesta kundër korrupsionit, me kërkesën për dorëheqjen e bartësve të pozitave të larta në sistemin e drejtësisë, si pushtet i ndarë, është e drejtë qytetare dhe politike.

“Kosova është një shoqëri demokratike ku liria e shprehjes dhe protestës është një e drejtë e garantuar. Protesta kundër korrupsionit, me kërkesën për dorëheqjen e bartësve të pozitave të larta në sistemin e drejtësisë, si pushtet i ndarë, është e drejtë qytetare dhe politike. Por, presioni i rrugës mbi drejtësinë është precedent që nuk i kontribuon vendosjes së saj”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Ai tutje ka thënë se lëvizja Vetëvendosje duhet t’i shteroj të gjitha rrugët institucionale.

“Lëvizjen Vetëvendosje, si subjekt i respektueshëm parlamentar, e ftoj të shterojë të gjitha rrugët institucionale, të përdorë së pari interpelancat parlamentare, tryezat politike dhe debatet me ekspertët për sistemin e drejtësisë”.