Haradinaj: Familja Jashari gjithmonë u nda me lavdi, e armiku gjithëherë u kthye prapa me turp

E publikuar: 22/01/2020 10:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ramush Haradinaj, Kryeministri në dorëheqje ka përkujtuar ditën e 22 janarit të vitit 1998, kur forcat serbe sulmuan familjë jashari në fshatin Prekaz.

Ajo ditë sipas Haradinajt nuk ishte e zakonshme për familjën e Shaban Jasharit.

Edhe pse sulmi i dytë u bë ndaj kësaj familje, ata arritën t’i rezistojnë dhe ta zbrapsin ushtrinë serbe që ishte nisur për ta sulmuar familjë Jashari, tha Haradinaj.

Statusi i Kryeministrit të dorëhequr:

22 janari 1998, për familjen Jashari të Prekazit, nuk ishte ditë e zakonshme.

Atë ditë baci Shaban, me nipa e mbesa, i rezistuan sulmit të forcave të okupatorit, në sulmin e dytë të pashembullt që iu bë kësaj familjeje të madhe patriotike.

Familja Jashari gjithmonë u nda me lavdi, e armiku gjithëherë u kthye prapa me turp nga Prekazi.

Lavdi të rënëve për liri!

RH