Haradinaj: Faleminderit qytetarë që festuat me dinjitet

E publikuar: 12/06/2019 16:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sot në Prishtinë është shënuar 20 vjetori i çlirimit të Kosovës.
Kryeministri Ramush Haradinaj nëpërmjet një postimi në Facebook ka shprehur falënderime për popullin e Kosovës që festuan me dinjitet.Për të shënuar këtë përvjetor në Kosovë kanë qëndruar edhe presidenti Clinton, sekretarja e shtetit Madeleine Albright dhe ish-komandanti i NATO-s, Wesley Clark.Ky është postimi i plotë në Kosovë:Populli i Kosovës, qytetarët tanë, institucionet tona, të ndërtuara në shtetin e lirë të Kosovës, sot iu bashkuan me dinjitet dhe festuan me qytetari të lartë, shënimin e 20 vjetorit të intervenimit të NATO-së, ashtu siç e meriton, një vend i lirë, demokratik dhe i rreshtuar përkrah aleatëve tanë.Faleminderit qytetarë të dashur!Faleminderit Kosovë!.