Haradinaj emëron zv. ministër kryetarin e degës së AAK-së në Gjilan

E publikuar: 22/11/2017 13:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, emëroi zëvendësministër të Ministrisë së Infrastrukturës Rexhep Kadriun.
Vendimi është marrë sot, ndersa Kadriu është kryetar i degës së AAK-së në Gjilan.

Në vendimin e  marrë nga kryeministri thuhet që Kadriu u emërua zëvendësministër i MI-së për të menaxhuar aktivitetet e kësaj ministrie si dhe për të zëvendësuar ministrin kur ai mungon.

Kadriu përmes një postimi në rrjetin social “Facebook“ tha se do të punoj me ndershmëri dhe profesionalizëm dhe që sipas tij ky mandat qeverisës do ta ndryshojë imazhin e Kosovës.

Ky është postimi i plotë i Kadriut:

Të nderur Qytetar të Gjilanit

Të nderuar Qytetarë të Anamoravës

Të nderuar Qytetarë të Kosovës

Sot, kryeministri i qeverisë së Republikës së Kosovës, Ramush HARADINAJ, më dha besimin që të jem zv/ministër në Ministrinë e Infrastrukturës në qeverinë e Republikës.

Anamorava po përfaqësohet denjësisht në qeverinë Haradinaj. U zotova para kryeministrit, po zotohem edhe para qytetarëve se; do të punoj me ndershmëri e profesionalizëm. Na presin punë të mëdha, sepse ka ndryshua edhe shkolla qeverisëse, edhe dinamika e punës.

Besoj fuqishëm se brenda këtij mandati qeverisës, vendi do të ketë krejt një imazh ndryshe. Ekziston gatishmëri dhe vullnet për punë që pas katër vitesh kjo ministri të mos ketë më çka të punoj.

I juaji,

Rexhep KADRIU