Haradinaj e zbulon nëse u takua në katër sy me Vuçiqin në Berlin

E publikuar: 30/04/2019 20:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka treguar se nuk i është dhënë mundësia që të takohet vetëm për vetëm më Aleksander Vuçiqin në Berlin, megjithatë tregon se kanë pasur rastin që në takimet multilaterale që janë mbajtur gjatë samitit, t’ia dëgjojnë fjalimet njëri tjetrit.

Këto detaje kreu i Qeverisë i treguar në një intervistë ekskluzive nga Berlini për T7.

“Jemi përshëndet ashtu në këmbë. Ka pas plotë diskutime, por jo vetëm unë me të. Secili me secilin ka ndërru biseda”, ka treguar Haradinaj.

Ndër të tjera ai tregon se kanë pasur mundësinë që t’ia dëgjojnë njëri tjetrit qëndrimet, por nuk kanë pasur

“Ai ka qenë aty kur e kam dhënë qëndrimin Kosovës, dhe unë kam qenë aty kur ai e ka dhënë qëndrimin Serbisë. Por nuk kemi mbrri me folë vetëm na dytë”, ka thënë ndër të tjera Haradinaj.

Në këtë intervistë ndër të tjera Haradinaj ka treaguar se si ka marrë fund nisma e Thaçit dhe Vuçiqit për korrigjim të kufijve, dhe ka zbuluar se tashmë dialogun Kosovë-Serbi e kanë marrë në dorë Franca e Gjermania.

Ai qëndron i palëkundur në atë se Serbia duhet ta njoh Kosovën, për ta hequr më pas taksën.