Haradinaj e Rama zotohen për heqjen romingut me Shqipërisë dhe Kosovës

E publikuar: 26/11/2018 16:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kosova dhe Shqipëria janë pajtuar që brenda gjashtë muajve të unifikojnë doganat, të heqin tarifën e romingut në kuadër të telekomunikimit si dhe të heqin tarifat doganore.


Këto ishin vetëm disa nga vendimet që u konfirmuan me nënshkrimin e nëntë marrëveshjeve dhe protokolleve në kuadër të mbledhjes së përbashkët të qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë të mbajtur sot në Pejë.

Aty, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe ai i Shqipërisë, Edi Rama thanë se bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve është më se i domosdoshëm.


Kryeministri Haradinaj tha se qytetarët në Kosovë e Shqipëri presin edhe më shumë nga të dy qeveritë, por nënshkrimin e këtyre marrëveshjeve ai tha se e sheh si fillim të konkretizimit të prioriteteve të kahershme nga të dyja palët.  /RadioEvropaeLirë