Haradinaj e quan etapë shpresëdhënëse për sportin votimin e ligjit për sponzorizim

E publikuar: 27/06/2019 14:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri Ramush Haradinaj e ka përgëzuar Kuvendin e Kosovës për votimin e ligjit për sponzorizim.

“Një etapë e re shpresëdhënëse për fuqizimin e sportit në Kosovë!”, ka shkruar ai në Facebook.

“E përgëzoj Kuvendin, që me votën e tij fuqizoi sportin dhe i jep krah sukseseve kulmore të sportistëve tanë, të cilët po ecin gjurmëve të Majlinda Kelmendit, duke e ngritur lartë imazhin e vendit”.

“Votimi i Ligjit për tatim mbi të ardhurat në Korporata, i cili e kompleton dhe e mundëson implementimin e Ligjit për Sponsorizim, u jep mundësi bizneseve që të investojnë jo vetëm në rritjen e kapitalit të tyre, por edhe në kultivimin e vlerave në sport, që ngrisin talentët e rinj në përmasa ndërkombëtare”.