Haradinaj e pranon, marrëdhëniet me Listën Serbe janë vështirësuar

E publikuar: 14/06/2018 13:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në seancën e sotme në Kuvendin e Kosovës, e ka pranuar që koalicioni qeverisës po ka probleme me Listën Serbe dhe se marrëdhëniet me ta janë vështirësuar, raporton “Zëri.info”.

“Tani jemi në një marrëdhënie më të ndërlikuar me Listën Serbe. Natyra ëe marrëdhënieve në koalicion është vështirësuar e kjo ka filluar qysh nga arrestimi i Marko Gjuriqit në Kosovë. Megjithatë ju sigurojë që Ministria është duke funksionuar zëvendësministrat raportojnë”, ka thënë ai.

Këto deklarata ai i bërë gjatë komentimit të situatës së krijuar në Ministrin e Bujqësisë të cilën e udhëheq ministri nga Lista Serbe, Nenad Rikallo. Haradinaj me këtë rast tha se Rikallo pavarësisht këtyre gjërave është duke punuar.

“Kosova ka aplikuar disa masa me të cilat ka mbërri tek bujqit, përmes subvencioneve, granteve. Përparësi për bujqit mund të jetë lirimi nga taksat. P.sh ende nuk janë liruar nga nafta. Rikallo si ministër mund të them se ka shpreh një shkallë të interesit dhe kompetencës. I kemi disa shqetësime tash edhe si qeveri, dëmet nga breshëri në disa komuna, disa tjera nga vitet paraprake dhe do të i trajtojmë me kujdes”, ka vazhduar ai, raporton më tutje “Zëri.info”.

Tutje Haradinaj e ka komentuar edhe situatën në veriun e Kosovës duke thënë se serbët atje po ndikohen nga politikat e Beogradit.

“Po ashtu qasja ndaj qytetarëve në Qeveri e ka një kujdes në Qeveri. Atje jemi ballafaquar me një gjendje që Serbia vazhdimisht po tenton ti bind qytetarët atje që vendi është Serbi e jo Kosovë. Kosova e ka dëshmuar që është e gatshme të bashkëpunoj me të gjithë dhe të i trajtojë në mënyrë të barabartë.”, ka përfunduar Haradinaj. /ZËRI