Haradinaj e MPJ-ja i quajnë “deklarata për vota” ato të Hoxhajt për çnjohje

E publikuar: 11/09/2019 19:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deklarimet e zëvendëskryeminstrit në detyrë, Enver Hoxhaj, se ka informacione për tërheqjen e 10 njohjeve ndaj Kosovës, Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, i ka quajtur deklarime për përfitime të votave.

Haradinaj ka thënë se është larguar ideja për ndryshim të kufijve, duke mos lejuar, sipas tij, që Serbia të përzihet në çështje të brendshme, raporton KTV.

Ministria e Jashtme, që udhëhiqet nga Behgjet Pacolli, mohon se ka paralajmërim për tërheqjen e 10 njohjeve.

Qëndrimin e Zëvendëskryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, MPJ-ja e konsideron fushatë për të fituar vota në prag të zgjedhjeve.

Ndërkaq, profesori i së drejtës ndërkombëtare, Vigan Qorroli, rrezik të madh e konsideron mundësinë e tërheqjes së njohjes nga shtetet evropiane, siç është Çekia, gjë që, sipas tij, do t’i komplikonte edhe më tej raportet e Kosovës me BE-në.

Gjatë udhëheqjes dyvjeçare të Ministrisë së Jashtme nga Behgjet Pacolli, Kosova është njohur vetëm nga dy shtete. Ndërkaq, mbi 10 shtete është thënë se e kanë revokuar njohjen.